Sekuestrohen drogë, armë e makina, 5 të arrestuar në Skrapar

Shqipëria

Sekuestrohen drogë, armë e makina, 5 të arrestuar në Skrapar

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Ilustrim

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Skrapari” gjatë të cilit janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, 3 automjete, 4 aparate celularë, municion luftarak dhe dy thika.

Ndërsa kanë përfunduar në pranga 5 persona. A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç ( i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi).

Arrestimi i tyre i bë pasi u kapën në flagrancë në qytetin e Çorovodës, duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa, armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, me tri automjete.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat