Trupat e pajetë gjenden në një kanal pas tre ditësh/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Maliq, dyshohet se…

Shqipëria

Trupat e pajetë gjenden në një kanal pas tre ditësh/ Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Maliq, dyshohet se…

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:27
Foto

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e fundit në Korçë. Dy vëllezër nga Pogradeci, përkatësisht Andi Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç, të cilët ishin zhdukur prej tre ditësh janë gjetur nga policia të vrarë me armë zjarri, në vendin e quajtur kisha e vogël, në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Në vendin e ngjarjes ndodhej korrespondentja jonë Dhorjela Cule, e cila raportoi nga vendngjarja. Të dy vëllezërit janë gjetur midis tokave bujqësore në një kanal. Mësohet se pasi ishin qëlluar me armë zjarri janë hedhur në një kanal, siç mund të shihet në pamje.

Image
Kanali ku janë gjetur kufomat e dy vëllezërve

 

Dy viktimat janë të njohur për policinë, janë me precedent të mëparshëm penal dhe janë dënuar disa herë për vjedhje si dhe për vendosje tritoli.

Ende nuk ka një pistë konkrete, por mësohet se kanë qenë familjarët ata që kishin denoncuar ngjarjen para disa ditësh. Nuk ka detaje sa i takon vrasjes dhe se si janë vrarë por dyshohet se mund të ketë lidhje me trafik narkotikësh, por ende nuk dihet saktësisht.

Pjesë të trupit të tyre janë zbuluar nga shirat. Kanë qenë banorët ata të cilët kanë zbuluar trupat e pajetë dhe kanë raportuar në polici.

Top Channel mëson se janë shoqëruar në polici edhe disa persona që mendohet se mund të kenë dije rreth ngjarjes.

Ka vetëm pak orë që policia ka zbuluar këtë ngjarje dhe pritet të ketë zhvillime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat