Dhuna nxit dhunën policia duhet të qetësojë turmën, flasin psikologët

Shqipëria

Dhuna nxit dhunën policia duhet të qetësojë turmën, flasin psikologët

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:44
Marsela Lekli

Në protestat e ditëve të fundit, u panë edhe fëmijë apo adoleshentë, një pjesë e të cilëve përfunduan në komisariate.

Psikologët e shohin me shqetësim këtë situatë.

Duke dënuar shoqërimin e të miturve në polici, psikologia Marsela Lekli shpreh dhe domosdoshmërinë e trajtimit të tyre, në momentin që dërgohen në polici.

“Pikë së pari sjellja e policisë ndaj adoleshentëve dhe të miturve, është e pa precedentë dhe e pa tolerueshme. Nuk mund të dhunohet një i mitur që del për të drejtën e lirisë dhe të drejtën e fjalës, në të tilla situata policia duhe të qetësojë protestuesit dhe jo duke nxitur dhunë sepse duke nxitur dhunë ata agravojnë më shumë situatën”, shprehet psikologia Marsela Lekli.

Sipas saj, dhuna nxit dhunën ndaj policia duhet të qetësonte turmën, në mënyrë që të mos kishte agravim të situatës.

“Shpresoj dhe besoj që të paktën në çdo komisariat të jetë i pranishëm psikologu që në momentin e parë që ato meren nga policia në moshën e rritjes, flasim për moshën 12 deri në 14 vjeç që përballen më një precedim penal duke u marr zvarrë nga policia dhe të shoqerohen në rajonet e policisë normalisht që është tepër e rëndë për një adoleshent dhe një të mitur”, shprehet psikologia.

Për psikologët, sjellja e protestuesve ndaj qytetit dhe mënyra si po protestojnë tregon një revoltë të akumuluar për mungesë punësimi dhe shprese në vendin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat