Lleshaj: Ja raporti me Ramën, besoj se do të shkoj të pi një kafe te familja Rasha

Shqipëria

Lleshaj: Ja raporti me Ramën, besoj se do të shkoj të pi një kafe te familja Rasha

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 16:31
Sandër Lleshaj

Pas dorëheqjes ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, ku ka mohuar lajmet në media që nuk kishin komunikim në muajt e fundit.

“Sigurisht që thashethemet në Tiranë gëlojnë, por marrëdhëniet e  mia me kryeministrin kanë qenë mëse të mira që nga dita e parë. Këto marrëdhënie vijojnë të jenë të tilla dhe nuk ka arsye pse të ndryshojnë. Dorëheqja ime ka ardhur si reflektim i imi” tha Lleshaj ne RTSH.

Në një moment të dytë, Lleshaj tha se do të shkonte te familja Rasha për të pirë një kafe privatisht.

“Me familjen e viktimës nuk kam marrë kontakte, por kam krijuar përshtypjen se është një familje jashtëzakonisht e lartë. Por intensiteti i këtyre ditëve më ka bërë të mos shkoj për vizitë. Besoj se do të shkoj të pi një kafe tek ajo familje privatisht” tha Lleshaj. Pas vrasjes së të riut Klodian Rasha dhe valës së protestave, Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat