Qesharake/ Mori pjesë në protestë, Policia sms Genc Sejkos: Duhet të paraqiteni te komisariati nr.2

Shqipëria

Qesharake/ Mori pjesë në protestë, Policia sms Genc Sejkos: Duhet të paraqiteni te komisariati nr.2

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:34
Genc Sejko

Genc Sejko, i njohur publikisht në rrjetet sociale si “mjeshtri i memeve” ka marrë një thirrje zyrtare nga Policia e Shtetit për tu paraqitur në komisariatin nr.2 në kryeqytet.

Sejko ka publikuar nël Facebook mesazhin që ka marrë nga një inspektore e policisë në këtë komisariat.

Sipas sms-së, ai akuzohet për pjesëmarrjen në protestën e mbrëmshme në kryeqytet.

“Fytyra e shtetit policor“, shkruan Sejko mbi mesazhin e publikuar në Facebook.

Aktivisti Genc Sejko iu bashkua dje të rinjve që po protestonin në Sheshin Skënderbej.

Duke folur për mediat, Sejko u shpreh se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu duhet të largohet nga posti që mban dhe të nisë reformimi i menjëhershëm i policisë, e cila është politizuar.

“Unë nuk jam organizator i protestave. Do ta kishte për nder të isha organizator i tyre. Ata kanë vrarë një njeri, mua mund të më procedojnë dhe kaq. Këta të vrasin dhe tani nuk duan të na lenë të themi që, mos na vrisni”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat