Vrasja e Klodian Rashës/ Lubonja: Sandër Lleshaj, ‘kokë turku’

Shqipëria

Vrasja e Klodian Rashës/ Lubonja: Sandër Lleshaj, ‘kokë turku’

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 22:16
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se dorëheqja e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm ishte vetëm shitje për ‘kokë turku’.

Përballë analistëve dhe gazetarëve në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’, Lubonja tha se në fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe të Lleshajt nuk ka ndjerë asnjë përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

“Sukses për protestat pati vetëm për armët kimike. Sukses nuk është dorëheqja. Del kryeministri dhe thotë’; ky ishte aksident. Atë e përcakton gjykata. E përcakton ajo dënimin. Tani i jep dhe ca lekë dhe thotë; ik tani, merr këto lekët. Unë e mendoj suksesin kur reflekton dhe kërkon ndjesë të sinqertë ai që e ka bërë. Ajo ishte një heqje e tija për ta shitur. “Kokë turku’

Në fjalimin e kryeministrit dhe në dorëheqjen e ministrit nuk ndjeva asnjë përgjegjësi për atë që kanë dhe për këtë kulturë dhune që i kanë dhënë policisë legjitimitetin. Por ai merr guximin dhe sillet në atë mënyrë, pas ka pas një backgraund politizimi”, -tha Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat