Ervin Bushati: Ja si ligji i ri disiplinon institucionet financiare

Shqipëria

Ervin Bushati: Ja si ligji i ri disiplinon institucionet financiare

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 00:00
Ervin Bushati

Komisioni për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi projektligjin “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”.

Relatori i projektligjit Ervin Bushati shprehet se ky projektligj krijon për herë të parë një bazë të dhënash shtetërore lidhur me llogaritë bankare në gjithë institucionet financiare të vendit.

“Sot në KEF, në rolin e relatorit, i propozova Komisionit miratimin e projektligjit “Për regjistrin qëndror të llogarive bankare”. Krenarë të sjellim këtë projektligj, i cili garanton sundimin e ligjit, shëndetin financiar dhe bankar në vend nëpërmjet krijimit të një baze të dhënash shtetërore lidhur me llogaritë bankare dhe kasetat e sigurisë që ndodhen në gjithë institucionet financiare të vendit tonë,” shprehet deputeti socialist Ervin Bushati.

Ky projektligj krijon kushtet për parandalimin e përdorimit të sistemit tonë financiar për pastrim parash dhe produktesh që burojnë nga vepra penale, parandalimin e financimit të terrorizmit dhe lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore në vend.
Pas diskutimeve anëtarët e komisionit e votuan në tërësi projektligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat