Ahmetaj: Mbështetje për betejën antiCovid dhe njëkohësisht financojmë Rindërtimin

Shqipëria

Ahmetaj: Mbështetje për betejën antiCovid dhe njëkohësisht financojmë Rindërtimin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Arben Ahmetaj

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se projekti për Rindërtimin pas tërmetit është një nga politikat kryesore të qeverisë në mbështetje të qytetarëve, krahas gjithë zinxhirit të politikave fiskale sociale që janë në themel të nxitjes së zhvillimit të ekonomisë e mirëqenies së qytetarëve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Financave dhe të të Ekonomisë Anila Denaj, Ahmetaj tha se “përsa i takon programit të Rindërtimit, ky program është sfidë më vete, për vende si ne, që arrijmë të injektojmë mbështetje buxhetore për betejën anticovid dhe në të njëjtën kohë financojmë rindërtimin”.

“Po ndërtohen 155 objekte arsimore, 4500 banesa individuale, 28 site të infrastrukturës, 27 800 familje përfitojnë grante dhe janë 400 kampani të angazhuara për rindërtimine plotë pas tërmetit” – tha Ahmetaj.

Duke u ndalur në politikat e tjera buxhetore të mbështetjes Ahmetaj tha se, është zeruar tatimfitimi për biznesin me xhiro nga 5 – 14 milionë lekë, dhe përfitojnë 17 mijë biznese të vegjël me rreth 350 milionë lekë. Rreth 11 biznese të mesëm përfitojnë 400 milionë lekë. Ndërkohë që janë 33 milionë USD të kursyera nga TVSH-ja që do mblidhen në pragun e poshtëm të biznesit të madh.

“Unë i referohem premtimit të mbajtur që kush fiton më shumë, paguan më shumë. Nuk duhet ta harrojmë fillesën e kësaj motoje, sepse është premtim i mbajtur social në filozofi të kësaj maxhorance të majtë sociale. Dhe kjo politikë na ka treguar sesi biznesi i madh është futur në mirëadministrim”, – u shpreh Ahmetj.

Në themel të buxheteve të qeverisë në këto 8 vite, vijoi ai, fokus është vëmendja tek paga mesatare e të gjithë sistemit ekonomik por edhe tek pagat e administratës. Numri i të punësuarve në administratë nga 101 mijë është ulur në 86 mijë.

Duke u ndalur tek fondi i pensioneve, Ahmetaj tha se, rritja e punësimit ka shtuar kontributin në sektorin e pensioneve. Janë 781 mijë kontribues që do të thotë se rritja e punësimit dhe të ardhurave ka rritur kontributet.

Gjithashtu qeveria ka adresur edhe pensionin social, për të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk kanë paguar kontribute, dhe shteti i ka adresur pension social duke mos i lënë në mes të rrugës.

“Pensioni social ka qenë 0, ndërsa sot është 74 mijë lekë. Ne jemi një vendet që paguajmë më shumë për kategoritë me aftësi ndryshe. Janë 117 milionë USD që shkojnë për rimbursimin e ilaçeve anticovid. Ndërkohë sot qeveria ka futur në skemën e suvencionimit edhe naftëtarët. Janë 827 naftëtarë përfitues të skemës së mbështetjes”, – deklaroi Ahmetaj.

Ai tha se, skemë tjetër është fondi i bonusit të bebes, për herë të parë e aplikuar nga kjo mazhorancë. “Sot janë familje reale që kanë përfitur bonusin e bebes. Ndërsa fondi i ndihmës ekonomike është dyfishuar në 2.5 miliardë lekë. Gjithashtu janë 254 mijë familje që kanë përfitur tekste shkolle falas, nga të cilat 10 500 janë fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian. Ishte pjesë e polikës tonë mbështetëse edhe kjo ndaj këtyre familjve. Ndërsa për ish-të përndjekurit janë 1 miliard lekë çdo vit. Ndërsa paketa anticovid është 4.6% e PBB”, – informoi ministri.

“Përmes 2 paketave financiare të qeverisë dhe dy instrumentave sovrane janë mbështetur 294 998 të punësuar dhe 83 773 subjekte. Kjo qeveri ka subvensionuar gjysmën e të punësuarve në sektorin privat”, – u shpreh Ahmetaj.

Duke u ndalur tek politika e re për bujqësinë, ministri theksoi se, “subvencionimi i ngarkesës fiskale për naftën për bujqësinë është 1 miliard dhe do të vijë duke u rritur ky buxhet. Ndërsa mbështetja e IPARD adreson buxhetin më të madh në vlerën 94.6 milionë euro për bujqësisnë nga fondet e KE dhe qeverisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat