‘Vaksinimi është drita në fund të tunelit’/ Sulçebe: Mendoj se kemi arritur në majën e kurbës në Shqipëri

Shqipëria

‘Vaksinimi është drita në fund të tunelit’/ Sulçebe: Mendoj se kemi arritur në majën e kurbës në Shqipëri

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:08
Genc Sulçebe

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, u shpreh në Dita Jonë, në A2, se në Shqipëri është arritur maksimumi i përhapjes së infeksionit.

“Kemi një nivel mjaft të lartë të infeksionit. Mendoj se kemi arritur në majën e kurbës, por sesa kjo do të vazhdojë nuk mund të themi. Jemi larg imunitetit të tufës, jemi në gjysmë të rrugës”, u shpreh Sulçebe.

Imunologu u shpreh më tej se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke e bëra atë më të ngjitshëm, por fatmirësisht nuk kanë rritur gravitetin e sëmundjes. “Mendohet se këto mutacione nuk do të ndikojnë në efektshmërisë së vaksinës. Vaksinimi është drita në fund të tunelit”.

Mjeku, duke u mbështetur te vaksina, theksoi se në Shqipëri situata do të jetë shumë më e qetë verën e ardhshme. “Unë mendoj se nëse ne do të fillojmë vaksinimin në fillimin në vitit 2021, në gjysmën e parë të vitit që vjen, ne do të kemi një rënie të theksuar të infeksionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat