“Bashkëpunim me PD nëse pranon kushtet tona”, Patozi ironi me Kryemadhin: Nuk jam fallxhor që të di sa mandate do fitoj

Shqipëria

“Bashkëpunim me PD nëse pranon kushtet tona”, Patozi ironi me Kryemadhin: Nuk jam fallxhor që të di sa mandate do fitoj

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Astrit Patozi

Astrit Patozi nuk i thotë jo bashkëpunimit me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Nëse kjo do të jetë mundësia e vetme për të larguar qeverinë Rama, Patozi do të pranonte koalicionin paszgjedhor me Partisë Demokratike.

“Ne do të bashkupunojmë vetëm në rast se populli shqiptar do të na e kërkojë këtë dhe në rast se PD do të pranojnë kushtet tona. Kaq e thjeshtë është. Sigurisht që ky bashkëpunim nuk mund të ndodhë para zgjedhjeve, nuk ka asnjë shanc për këtë.” – thotë Patozi për Report TV.

Nuk ka bërë kalkulime elektorale, por Bindja Demokratike thotë Patozi po punon për të qenë forcë përcaktuese qeverisëse.

“Se sa mandate do të fitojë Bindja Demokratike nuk di ta them, sepse nuk e kam mbajtur veten as për profet dhe as për fallxhor, di të them vetëm që po bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të pasur një rezultat sa më dinjitoz në këto zgjedhje dhe ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse.” – shprehet Astrit Patozi.

Për t’i shërbyer këtij qëllimi dhe për të sjellë ndryshim, jo vetëm rotacion, diskutimet me partitë e tjera vijojnë.

“Me partitë e reja të tjera që e mendojnë Shqipërinë si ne, jemi të detyruar të garojmë së bashku sepse e para kemi kauzën e përbashkët dhe e dyta sepse interesat elektorale i kemi të përbashkëta, pasinëse do garonim vecantë ‘dinozaurët’ e mëdhenj të politikës do e kishin më të lehtë të na shyenin”, thotë Patozi.

Në një intervistë për Report Tv, Astrit Patozi komenton edhe protestën për vrasjen e 25 vjecarit Klodian Rasha. Ai tha se kjo protestë u nxit nga arroganca e pushtetit, por u përdor politikisht nga opozitarët jashtëparlamenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat