Rakacolli hedh poshtë parashikim e The Economist: Ja kur vjen vaksina

Shqipëria

Rakacolli hedh poshtë parashikim e The Economist: Ja kur vjen vaksina

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:31
Mira Rakacolli

Sipas një parashikimi të The Economist pak ditë më parë, ku tregonte ndër vendet edhe për Shqipërinë, se shpërndarja e vaksinës do të fillonte në vitin 2022.

Ndërkohë duke folur për “Open”, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka thënë se kjo hartë bazohet mbi parashikime dhe se vendi ynë do e marrë vaksinën në muajtë e parë të vitit 2021.

Vasili: Premtimi i Ramës që vaksina do vijë në fillim të 2021, ndërsa harta e The Economist tregoi se do e marrim në 2022, si qendron e vërteta?

Rakacolli: Harta është bërë mbi bazë parashikimesh të bëra dhe në bazë të nivelit të informacionit që kanë këto kompani që i publikojnë. Nuk e di se kush ka qenë burimi i informacionit që kanë marrë. Mënyra se si qeveria jonë ka ndjekur dinamikën e zhvillimit të vaksinës, ka qenë e vrullshme. Siç ka thënë dhe kryeministri muajt e parë të vitit do vaksinohemi. Ne kemi paguar për Covax-in. tani varet cila vaksinë do jetë e para. Covax-i ka në potrofolin e saj shumë vaksina. Ato që do vijnë këtu do jenë të sigurta dhe që e kenë marrë certifikatën nga FDA. Te portofoli i Covax është dhe ‘Astra/zeneca dhe po negociohet për ‘Modernën’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat