Salianji: Laboratori britanik konfirmoi që zëri në përgjim është i vëllait të Fatmir Xhafaj, e ka pranuar edhe gjykata

Shqipëria

Salianji: Laboratori britanik konfirmoi që zëri në përgjim është i vëllait të Fatmir Xhafaj, e ka pranuar edhe gjykata

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat. Ervin Salianji, nga studio e Çim Peka Live, ka dhënë një detaj të rëndësishëm lidhur mbi çështjen ‘Babale’ ku edhe është paditur. Sipas Salianjit një akt ekspertimi nga një laborator në Britani, ka certifikuar se zëri në përgjim është i ngjashëm me Geron (Agron) Xhafaj. Ky fakt është pranuar edhe nga gjykata gjatë procedimit ndaj tij

‘Edhe në një akt ekspertimi të bërë nga një laborator britanik është arritur në përfundimin se zëri në përgjim është ai i Geron Xhafaj.

Ky aktekspertimi është në anglisht, në 80 faqe dhe gjykaka e ka marrë plotësisht të mirëqenë.

Gjyqtari i çështjes ka qenë një person që është shpëtuar nga vota e Fatmir Xhafaj, ndërkohë që Berisha si kryeministër ka dashur ta arrestojë për shkak të aferave korruptive.

Një person që del në përgjime në gjykatën e Torinos si zar i Enver Dondollakut dhe Aldo Bares.

Dhe ky është gjyqtari, Artan Gjermeni.

Kjo është edhe në përgjigjen zyrtare të zonës së Torinos.

Fatmir Xhafaj në atë periudhë ishte kryetar i Reformës në Drejtësi dhe ishte ministër i Brendshëm, me shumë gjasa i përkedhekur nga ndërkombëtarët.

Pra ishte njeri i fortë politik. Këto janë fakte që janë publikuar prej kohësh.

Në momentin që një gazetar thotë ka një denoncim, me do ta publikojmë

Mos harroni që një dëshmi tjetër që është hequr nga media.

Pasi ka dalë përgjimi nga gazetari Olldashi, kemi dalë pranë ne që e kemi publikuar.’

Salianji ka shpjeguar edhe momentin e fotos me Alizotin.

‘Në një moment të caktuar Alfred Alizoti vjen në parti për të kërkuar mua.

Një person i cili në situatën ku ishte e tensionuar, që u duhej që të bënte një foto me mua.

Qe të thoshte ja shiko, e njoh.

Dhe më ka kërkuar në mes personave që ka publikuar videon.

Dhe i kemi çuar një person të Policisë së Shtetit, që e kemi regjistruar dhe që e kemi bërë publike edhe bisedën.

Që thotë që më ka sjellë Ardi Veliu.

Kam takuar Taulant Ballën te shtëpia përballë Gjykatës.

Këta thonë që e kanë dhënë regjistrimin në janar, ne e kemi pasur që në tetor, dhe e këtë e dinë shumë njerëz, e dinë edhe në Partinë Demokratike.

Nga qelizat telefonike, nga janari deri në prill del që Babalja dhe Alizoti nuk ka qenë në Tiranë, por në Vloë dhe Fier.

Këta se kanë marrë parasysh.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat