Mungesa e Ramës në fjalimin e Vjosa Osmanit, PDIU: Njollë turpi që flet shumë

Shqipëria

Mungesa e Ramës në fjalimin e Vjosa Osmanit, PDIU: Njollë turpi që flet shumë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:44
Seanca

Pas mungesës së djeshme në Kuvend të Kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalimit të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani ka ardhur dhe reagimi nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

PDIU deklaron se karrigia bosh e Edi Ramës dje në parlament është një njollë turpi që flet shumë.

Deklarata e plotë:

Karrigia bosh e Edi Ramës dje në parlament, një njollë turpi që flet shumë.

Pasi vendosi të ndajë Kosovën me tra dhe kthyer kufirin e pakapërcyeshëm, duke e ditur qartë që kjo dëmtonte interesat politikë dhe ekonomikë të mbarë shqiptarëve; Pasi shpiku Minishengenin, që ringjallte edhe njëherë Federatën e ish-Jugosllavisë dhe priste në mes aspiratat e shqiptarëve;

Pasi mbështeti dhe i dha zë marrëzisë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi; Ai thelloi sot ndarjen e shqiptarëve duke mos qenë i pranishëm gjatë vizitës historike të Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, në Parlamentin e Shqipërisë. Edi Rama vlen aq sa çmimi që i ka vënë vetes me njollën e sotme.

PDIU shpreh mbështetjen e plotë për institucionin e Presidentit të Kosovës dhe institucionet e tjera të ngritura me djersë e gjak. Ne mbështesin luftën e shenjtë të UÇK-së dhe përçmojmë çdo nismë komisionesh të posaçme për të hetuar drejtësinë e saj. Ne nuk falim vrasësit e fëmijëve, grave, të të pafajshmëve, qofshin në Veri apo në Jug të vendit tonë.  Ne mbrojmë dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së të rënë në luftë, bash ashtu siç mbështesim martirët çamë që ranë theror pa shkelur vijën aq të ëndërruar të kufirit të Shqipërisë.

Këtë vijë,  që Edi Rama është përpjekur vazhdimisht ta justifikojë, znj. Osmani e fshiu krejtësisht, ashtu siç i ka hije një shqiptari të mirë, duke treguar që vëllezërit nuk mund të ndahen  as me kufi e as me tra. Në fund, dëshirojmë të shprehim inkurajim e mirënjohje të thellë për çdo nismë që mundëson bashkimin e të rinjve në të dy anët tona. Vetëm kështu do të bashkohen mendjet dhe do të jemi një!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat