Donald Martini rrëfen shoqërimin e dhunshëm nga policia: Më goditën me shkelm

Shqipëria

Donald Martini rrëfen shoqërimin e dhunshëm nga policia: Më goditën me shkelm

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:35
Donald Martini

Aktivisti Donald Martini ka rrëfyer dhunën që sipas tij ka ushtruar policia gjatë shoqërimit dje.  Në një intervistë për ABC, Martini i cili ishte sot në protestën para ministrisë së Brendshme thotë se është shoqëruar dhunshëm nga efektivët e policisë, ndërsa pohon se në ambientet e komisariatit është goditur.

“Nuk arrij ta kuptoj arsyen pse duhet të sillet një njeri deri në atë pikë. Nuk e kundërshtim për asgjë dhe ai të gjuan me shkelm. Ma do mendja se kemi shkuar në fund. Ose duhet të na vrasin. Megjithëse dikush e humbi jetën dhe prap nuk ka ndodhur asgjë. Na shtynë në fund të korridorit. Më pyetën kush je. I them emrin dhe mbiemrin. Mirë më thotë ulu. Në momentin që ulem më gjuan me shkelm. Kaq, komunikimi më i madh që kam pasur me policët atë natë. E kam pyetur pse më ke marrë telefnonin nuk ma ka kthyer përgjigje. Para se të fusnin në makinë polici më qëllon. As nuk e kundërshtoj, nëse e pyetura është kundërshtim këtë nuk e di”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat