“Dosja 339″/ Astrit Avdyli kërkon ndryshimin e gjyqtares së çështjes

Shqipëria

“Dosja 339″/ Astrit Avdyli kërkon ndryshimin e gjyqtares së çështjes

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Altin Avdyli kërkon përjashtimin nga çështja në gjykim “339”, gjyqtaren Daniela Shirka.

Altin Avdyli kërkon përjashtimin nga çështja në gjykim “339”, gjyqtaren Daniela Shirka.

Në kërkesën e tij dhe avokatit të tij, siguruar nga Ora News, Avdyli shprehet ndër të tjera se gjyqtarja në fjalë ka dhënë vendim për një pjesë të dosjes “339/3” ndaj nuk mund të gjykojë çështjen në fjalë “339/2”.

“Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me relatore znj. Danile Shirka, me Vendimin Nr.28, date 28.10.2020, (per të njëjtin procedim) ka vendosur:

Duke qënë se pë të njëjtin procedim është shprehur më vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykoje ceshtjen me penale nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj.

Kërkesa jonë gjen mbështetje në:

Neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sanksionon se: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

Që këtej rrjedhin parimet e një procesi të rregullt ligjor:

E drejta e një gjykimi të drejtë dhe publik;

Brenda një afati të arsyeshëm;

Nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme

Nga një gjykatë e caktuar me ligj

Neni 18 i K. Pr. Penale sanskion: “1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit:

a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17;

b) kur gjatë ushtrimit të funksioneve dhe para se të jetë dhënë vendimi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet ose rrethanat objekt procedimi”.

Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Çuko

Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”.  Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për tràfik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.

Ndaj Altin Avdylajt rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.

Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Altin Avdyli dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane.

Në tetor, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë të dosjes “339”.

Për Altin Avdylin SPAK ka kërkuar 10 vite burg, ndërsa për të gjithë grupin 147 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat