Kërkoi azil në Shqipëri/ Gjykata Administrative rrëzon padinë për Selami Simsek!

Shqipëria

Kërkoi azil në Shqipëri/ Gjykata Administrative rrëzon padinë për Selami Simsek!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Selami Simsek

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë për Selami Simsek.

Simsek kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi, pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Siç raporton News24, Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për azilin dhe refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t’i urdhëronte këto dy institucione t’i pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.

Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë, ashtu si miku i tij Harun Çelik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat