Pylli në Fier pushtohet nga flakët, zjarrfikëse të shumta po luftojnë me flakët

Shqipëria

Pylli në Fier pushtohet nga flakët, zjarrfikëse të shumta po luftojnë me flakët

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Ilustrim

Një zjarr ka rënë pak më parë në pyllin me pisha, në fshatin Peshtan i Madh, në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje në “BalkanWeb”, ndërsa raporton se vatra e zjarrit është në vendin e quajtur Likobun, ndërsa forca të shumta të zjarrfikëseve të Fierit kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët.

Terreni i vështirë e bën të pamundur neutralizimin e zjarrit, ndaj dhe po punohet me mjete rrethanore.

Ndërkohë, nuk dihet ende nga se janë shkaktuar flakët në këtë periudhë me temperatura të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat