Nga sot ora policore fillon në 20:30/ Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Shqipëria

Nga sot ora policore fillon në 20:30/ Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 08:32
Ilustrim

Nga dita e sotme do të hyjë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 – 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.

Këto masa do të qëndrojnë deri më 4 janar, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend duke qenë se jemi dhe në prag të festave të fundvitit.

Pas kësaj date do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese do të gjobiten sipas aktit normativ.

Këto masa të reja kanë patur kritika nga krerët e institucioneve fetare krishtere të cilët shprehen se kufizimet në prag Krishtlindjesh janë diskriminuese. Në një letër drejtuar Kryetares së komitetit të ekspertëve antiCOVID, Mira Rakacolli, Imzot Frendo shkruan se Kisha Katolike ishte përgatitur dhe kishte marrë të gjitha masat që  mesha të kremtohej në orare të përshtatshme që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00

Gjithashtu nga sot mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet për pushimet e dimrit dhe do të rihapen më 11 janar.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportuan më shumë persona të shëruar se sa raste të reja me koronavirus. Konkretisht 503 raste raste të reja dhe 6 humbje jete. Numri i të shëruarve ia ka kaluar infektimeve sot, ku janë shëruar 550 qytetarë, ulen shtrimet edhe në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat