Kërcënoi se do të vetëvritej te shtëpia e vjehrrit, flasin prindërit e 33-vjeçarit: Nuk e ka dhunuar nusen, gjithçka nisi...

Shqipëria

Kërcënoi se do të vetëvritej te shtëpia e vjehrrit, flasin prindërit e 33-vjeçarit: Nuk e ka dhunuar nusen, gjithçka nisi...

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Prindërit e Elton Metas

Në shtator të këtij viti, 33-vjeçari Elton Metas nga fshati Zhupan, shkoi te shtëpia e ish-bashkëshortes së tij dhe i mori automatikun vjehrrit.

Eltoni kërcënoi se do të vriste veten sepse nuk u lejua që të takonte vajzën e tij. Forcat Renea ikën në vendngjarje dhe pas 5 orësh negociata binden Eltonin të dorëzohej. Ky i fundit ishte në gjendje të renduar psikologjike.

Më pas, 33-vjeçari u padit për “armëmbajtje pa leje” dhe tani po vuan në paraburgimin e Fierit. Familja e ish-bashkëshortes ka këmbëngulur që të kryhen analizat mjekësore që ta nxjerrin Eltonin me probleme mendore.

Testet e kanë nxjerrë si të tillë dhe pritet që Eltoni të shkojë në spital psikiatrik në Tiranë. Familja nuk e pranon diçka të tillë, pasi theksojnë se Eltoni nuk ka probleme dhe është në rregull.

Sipas prindërve të tij, testet janë manipuluar dhe akuzojnë drejtpërdrejte ish- bashkëshorten.

Ditën e sotme ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel prindërit e Eltonit, të cilët shprehen se në asnjë moment djali i tyre ka rrahur nusen.

Ata shtojnë gjithashtu se Eltoni e ka dashur dhe e do shumë bashkëshorten e tij, madje edhe vetë ata e kanë dashur si vajzën e tyre.

“Djali im vajti në komisariat, por policia nuk e ndihmoi, por ndihmoi nusen e cila mori urdhër-mbrojte kur asnjëherë nuk e ka rrahur. Kishin marrëdhënie të mirë, bënë një fëmijë dhe e duan shumë. Asnjëherë në shtëpi nuk ka patur mosmarrëveshje”, tha babai i tij.

Ky i fundit tregon ditën kur Eltoni ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit të tij. Sipas tij, i kanë thënë që të shkojë të takojë të bijën.

“I thanë hajde tako vajzën dhe u çuan me nip e stërnipa dhe nisën duke goditur Eltonin dhe ta shajnë. E goditën me arsyen se Eltoni e rrihte nusen, por ai e donte shumë. Në asnjë moment nuk janë zënë, asnjëherë nuk është ankuar nusja te ne, e kemi mbajt me qumësht dallëndysheje”, tha ai.

Ndërkohë e ëma e Eltonit tregon se mosmarrëveshja mes tyre ka nisur nga “Facebook”, ishte plan i kurdisur, sipas saj.

“Nusja merr “Facebook”-un e djalit dhe shkruan çupës së xhaxhit dhe i thotë se jam Eltoni kam rënë në dashuri me ty. Ajo e kuptoi se nuk ishte e vërtetë mesazhi dhe Eltoni erdhi e bëri debat me nusen. Më pas i kanë postuar Eltonit në “Facebook” një foto të një vajze tjetër. Për shkak të kësaj fotografie, ajo u largua. Aq mendjelehtë ishte, e kishin kurdisur planin. Djali nuk ka dhunuar. Ishte në punë atë ditë kur ajo iku. E mori vesh përmes telefonit. Kjo ndodhi 3-4 para ngjarjes”, tha e ëma.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat