Festë për Krishtlindje/ 3 lokale në Korçë e pësojnë keq, policia bën thirrje që...

Shqipëria

Festë për Krishtlindje/ 3 lokale në Korçë e pësojnë keq, policia bën thirrje që...

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:48
Ilustrim

Qarku i Korçës është një ndër destinacionet e preferuara në fundvit, por këtë herë situata e pandemisë i detyron bizneset dhe strukturat hoteliere të shmangin organizimet festive që grumbullojnë shumë persona. Gjithsesi, mes tyre ka edhe biznese që e kanë shkelur këtë rregull.

Policia e Korçës ka gjobitur me 1 milion lekë, pronarët e 3 lokaleve. “Ata u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ.

Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7″, thuhet në njoftimin e policisë.

“Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, mbyllet reagimi i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat