Fillon sonte dhe zgjat deri nesër: Zonat që duhet të bëjnë kujdes këto 12 orë

Shqipëria

Fillon sonte dhe zgjat deri nesër: Zonat që duhet të bëjnë kujdes këto 12 orë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Siç parashikoi Meteoalb, vendi është karakterizuar nga një mot i vranët dhe me shira gjatë ditës së sotme, ndërsa priten shira edhe më të rrëmbyeshëm gjatë natës deri paraditen e nesërme.

Parashikohet shirat të jenë të pranishëm me intensitet më të lartë në zonën jugore dhe jug-perëndimore të vendit ku pritet të bjerë 10 deri në 20 milimetra shi brenda orës.

Ndërkohë, parashikohet që në zonat malore të rajonit jug-lindor të ketë prezencë të reshjeve të dëborës gjatë natës dhe paradites së nesërme.

Moti pritet të përmirësohet duke filluar nga mesdita e nesërme, por temperaturat do të vijojnë të jenë të ftohta, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat