Kretë/ Ngjarje e rëndë në familjen shqiptare, babai dhe djali i vogël masakron me thikë djalin tjetër

Shqipëria

Kretë/ Ngjarje e rëndë në familjen shqiptare, babai dhe djali i vogël masakron me thikë djalin tjetër

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Dita e Krishtlindjeve ka rezultuar tragjike për një familje shqiptare, që jetonte në Kretë.

Mediat greke shkruajnë se në lagjen Herklion pasditen e djeshme babë e bir janë përfshirë në përleshje, e cila ka degraduar edhe në përdorimin e armëve të ftohta.

Djali 26-vjeçar i familjes ka mbetur i plagosur me thikë dhe u transportua në spitalin e Venizelio. Ishte vetë babai 55-vjeçar, i cili plagosi të birin, në bashkëpunim me djalin e vogël 24-vjeçar.

Në të njëjtën kohë, policia arrestoi babanë dhe djalin e vogël, të cilët tani pritet të dalin para drejtësisë për tu njohur me akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat