Krimi i rëndë/ Zbardhet identiteti i 2 motrave që u ekzekutuan nga 59-vjeçari nga Maqedonia

Shqipëria

Krimi i rëndë/ Zbardhet identiteti i 2 motrave që u ekzekutuan nga 59-vjeçari nga Maqedonia

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 12:26
Ilustrim

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Astir që tronditi kryeqytetin paraditen e sotme.

Sipas informacioneve të para, mësohet se shkaku i krimit të rëndë në familje ishte pasi njëra prej grave kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me të.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e 2 motrave që u vranë nga shqiptari i Maqedonisë ditën e sotme në zonën e Astirit.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë viktimat e këtij krimit makabër, rreth 40 vjeç.

Autori është Përparim Ademi është shpallur në kërkim. Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt mes tyre ka çuar në një fund tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat