Në prag të ndërrimit të viteve, 2 persona në spitalin e Vlorës! Dyshohet se u intoksuan

Shqipëria

Në prag të ndërrimit të viteve, 2 persona në spitalin e Vlorës! Dyshohet se u intoksuan

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Foto

Në prag të ndërrimit të viteve, dy persona të moshave 51 dhe 57 vjeç nga Vlora janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore të cilët dyshohet se janë intoksuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.

Policia bën me dije se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

“Në spitalin rajon Vlorë, rreth orës 20:25, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit P. Sh., 57 vjeç dhe V. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat