Zgjerimi me 12 milje në detin Jon/ Zbardhet biseda e Ministres të Jashtme Olta Xhaçkën dhe kolegut greke

Shqipëria

Zgjerimi me 12 milje në detin Jon/ Zbardhet biseda e Ministres të Jashtme Olta Xhaçkën dhe kolegut greke

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:54
Olta Xhaçka dhe Nikos Dendias

E sapoemëruara si Ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, është kontaktuar në telefon nga homologu i saj grek Nikos Dendias. Ka qenë vetë ky i fundit që ka bërë dije lajmin përmes një postimi në “Twitter”.

Dendias shkruan se diskutimet mes tyre u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe në vazhdën e deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që e njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen në 12 mijlje në ujërat territoriale të detit Jon duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, raportojnë mediat greke.

“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan ai në “Twitter”.

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat