Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit/ Miratohet shkarkimi i Ramës dhe emërimi i Xhaçkës dhe Peleshit

Shqipëria

Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit/ Miratohet shkarkimi i Ramës dhe emërimi i Xhaçkës dhe Peleshit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:48
Paramenti i Shqipërisë

Parlamenti ka votuar sot për dekretet e presidentit Meta , për shkarkimin e Kryeministrit Edi Rama si ministër i jashtëm dhe emërimin e Olta Xhaçkës në këtë pozicion.

Ndërsa po ashtu është votuar pro emërimit të Niko Pelesht në postin e ministrit të Mbrojtjes.

Me 95 vota pro, miratohet shkarkimi i kryeministrit Rama si ministër i jashtëm.

94 pro, 4 kundër, një abstenim miratohet Olta Xhaçka si ministre e jashtme.

Niko Peleshi si ministër i Mbrojtjes: pro 94, kundër 3, abstenim 2.

Në 31 dhjetor kreu i shtetit Ilir Meta firmosi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për kalimin e Olta Xhaçkës nga Ministre e Mbrojtjes, në ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe riktheu Niko Peleshin si drejtues të dikasterit të mbrojtjes.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama me këtë lëvizje riktheu një ish ministër nën hetim për skandalin e pesticideve dhe largoi ministrin në detyrë për punët e jashtme Gent Cakaj duke ia besuar diplomacinë shqiptare Olta Xhaçkës që vjen pas shumë vitesh drejtimi të ministrisë së mbrojtjes.

Cakaj sëbashku me Besa Shahinin ishin një ekspertimet jo edhe aq rezultativ për Ramën i cili për herë të parë emëroi dy ministra që vinin nga Kosova.

Mes polemikave të forta Presidencë Qeveri, Gent Cakaj mori drejtimin e diplomacisë në Janar 2019 si pasues i Ditmir Bushatit.

Sakaq ministrinë e mbrojtjes kryeministri Edi Rama ia ka besuar Niko Peleshit i cili herën e fundit në qeveri ishte si ministër i bujqësisë.

Ndërkohë që është ende nën hetim për skandalin e silikon miks, një kimikat që Peleshi i dha lejen të importohej si pleh për bujqësinë por që në fakt ishte një pesticid. Skandali u denoncua nga Top Channel dhe prokuroria nisi hetimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat