Mblidhen për herë të parë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, çështjet që pritet të shqyrtohen

Shqipëria

Mblidhen për herë të parë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, çështjet që pritet të shqyrtohen

Më: 7 janar 2021 Në ora: 10:53
Ilustrim

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur sot për herë të parë, për të diskutuar ndarjen e disa çështjeve që presin të shqyrtohen si dhe caktimin e kryetarit.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për çështjen e Teatrit, zgjedhjet e 30 qershorit dhe Kodin Zgjedhor, të depozituara në Kushtetuese para ngritjes së saj.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese aktualisht janë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, të dy këto institucione i realizuan detyrat e tyre, ndërsa tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila nuk është plotësuar vetë akoma.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat