Shkodrani sfidon përmbytjen, “çan” ujin me biçikletë

Shqipëria

Shkodrani sfidon përmbytjen, “çan” ujin me biçikletë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:15
Shkodrani

Të gjithë e njohim dashurinë e shkodranëve për biçikletën. Por që të përdoret edhe në përmbytje, kjo rrallë here është parë.

Pamjet që sjellim vijnë nga fshati Obot ku niveli i ujit ka arritur deri në 60 cm.

Por kjo nuk e ka shqetësuar qytetarin që të “çajë” ujin me biçikletën e tij.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat