U shkatërrua nga përmbytjet/ FA nisin punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Shqipëria

U shkatërrua nga përmbytjet/ FA nisin punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën këtë të diel punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Bashkinë e Lezhës.

Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit, duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër.

Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”.

Ura do të jetë 21 metër e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat