Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qysh nga nesër do të fillojë vaksinimi në Shqipëri.
Rama përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se vaksinimi do të fillojë nga nesër.
“LAJM I MIRË. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruari ai.
Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga “Pfizer”. Sasitë e siguruara në marrëveshjen e përfunduar, do të mbërrijnë në Shqipëri në tre faza të ndryshme.