Votimi dhe numërimi elektronik, partitë politike nuk gjejnë konsensus për qarqet ku do zbatohet projekti pilot

Shqipëria

Votimi dhe numërimi elektronik, partitë politike nuk gjejnë konsensus për qarqet ku do zbatohet projekti pilot

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Përfaqësuesit e partive politike nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i takon qarqeve ku do të zbatohet projekti pilot për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në takimin konsultativ me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve pasditen e sotme palët nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.

Opozita jo-parlamentare ka këmbëngulur që projekti pilot të shtrihet në qarqet Korçë dhe Fier, ndërkohë Partia Socialiste kërkoi që pilotimi të zbatohet vetëm në një zonë zgjedhore ku të dëshirojë KQZ, pasi sipas saj nuk ka kohë të mjaftueshme për realizimin e procesit në dy qarqe.

Në mungese të një dakortësie, palët ranë dakord për një takim të dytë brenda javës në kërkim të konsensusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat