Vrasja e dy motrave/ Prostituta zbulon detaje tronditëse për trafikun e fëmijëve, i përfshirë dhe një avokat shqiptar

Shqipëria

Vrasja e dy motrave/ Prostituta zbulon detaje tronditëse për trafikun e fëmijëve, i përfshirë dhe një avokat shqiptar

Më: 16 janar 2021 Në ora: 06:57
Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mëngjesin e ditës së fundit të vitit 2020, nga Përparim Ademi.

Burime për “Fax” bëjnë me dije se autoritetet greke kanë nisur hetimet, dhe se deri më tani dyshohet se në rrjetin e trafikut të fëmijëve nga dy motrat dhe Ademi, ishte i përfshirë edhe një avokat nga Tirana, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë, 19 ditë para vrasjes së dyfshitë që tronditi vendin. 

Ndërkohë që është zbuluar se Ademi bënte vetëm shitjen e fëmijëve të mitur, ndërsa mbetet e paqartë kush i linte shtatzënë dy motrat. Gjithashtu nga autoritetet greke është mësuar se motrat qëndruan për 7 vite në qytetin e Selanikut (1990-1997) dhe më pas u larguan për tek motra tjetër në Kavala, por nuk i shpëtuan Përparim Ademit. Shoqja e tyre ka treguar se ai i kishte përndjekur edhe në Greqi me armë zjarri, dhe se ato kishin shpëtuar vetëm duke u hedhur nga dritarja.

Me fotografitë e tyre në duar, Policia greke ka bërë një “vizitë” edhe në një nga qendrat e prostitucionit në vend, ku njëra prej punonjësve të seksit ka pohuar se i njihte motrat dhe se kishte dijeni lidhur me trafikimin e fëmijëve. Prokuroria greke dyshon se Selaniku ka qenë qendra e shitblerjes të së sapolindurve, ku mendohet të jenë 50 familje që shesin fëmijë.

Dy motrat u vranë mesditën e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi me automatik brenda shtëpisë së tyre në periferi të Tiranës. Pas ekzekutimit të dy motrave, Ademi u kap nga policia, ndërsa tha para bluve se ishte duke shkuar të dorëzohej. Në daljet e tyre në media, të afërmit e motrave të vrara deklaruan se Ademi i shfrytëzonte ato për prostitucion, ndërsa gjatë viteve të fundit kishin lindur 10 fëmijë, të cilët ishin shitur në Greqi. Pas këtyre deklaratave, autoritetet greke nisën hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat