Mark Marku i përgjigjet ironisë së Ramës: Po diskutohej ligji për censurimin e mediave! Edhe unë njeri jam

Shqipëria

Mark Marku i përgjigjet ironisë së Ramës: Po diskutohej ligji për censurimin e mediave! Edhe unë njeri jam

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:12
Mark Marku

Pedagogu Mark Marku, i cili është caktuar nga PD për të drejtuar qarkun në Lezhë ka komentuar reagimin  e kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi duke publikuar në rrjetet sociale një video të disa kohëve më parë, gjatë një debati  në emisionin “Opinion”.

Për kryeministrin Edi Rama, Mark Marku tha se ai vetëm gallata di të bëjë, ndërsa referuar videos, sqaroi se gjithçka ka ndodhur në nxehje e sipër teksa po diskutohej ligji për lirine e medias.

“E kujtoj atë rast, nuk më vjen mirë. Unë e kam bërë,  por unë jam njeri, kam emocione”, tha Marku.

Pedagogu dhe analisti deklaroi se Musa Ulqni nuk kishte pse ndihej i ofenduar, pasi atij i kanë futur edhe karamele në gojë.

Marku bëri të ditur se Musa Ulqni merrte mesazhe dhe urdhëra në telefon për të mos e lejuar atë të fliste.

“Nuk është se më bën përshtypje fare. Kryeministrin e njohin dhe vetëm gallata ti të bëjë.

E kujtoj atë rast, nuk më vjen mirë. Unë e kam bërë,  por unë jam njeri, kam emocione. Edhe Papa Francesku një moment i gjuajti një gruaje. Unë nuk i gjuajta. Arsye pse unë isha emocionalisht i irrituar. Musa Ulqinit i kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, i kanë futur karamelen në gojë.

Problemi ishte se po diskutohej ligji për mediat, anti-shpifja dhe situata ishte kritike. Unë dhe shumë aktorë të medias dhe shoqërisë civile po e kundërshtonim si një tentativë për të kontrolluar rrejtët sociale dhe portalet.

Musa Ulqni po mbronte atë ligj. Ju e dini që pas atij debati, ligji shkoi në komisionin e Venecias dhe u rrëzua. BE e futi si një nga kushtet që të hapej procesi i negociatave me BE. Unë nuk e kuptoja se si Musa Ulqini, gazetar i Zërit të Popullit, kishte qenë pjese e atij aparati që i kishte hequr të drejtën e fjalës, pas 30 vitesh bën të njëjtën gjë. Ky ishte irritomi im.

Nuk e mendoj si moment të mirë, por jam njeri, siç janë të gjithë njerëzit nxehen në një moment të caktuar.

E kam bërë sepse kisha këtë ndjenjë.

Ai merrte mesazhe në celular dhe sa herë flisja unë merrte urdhëra që unë të mos flisja. Këtë e bëjnë edhe të tjerë. Unë kurrë nuk mbaj celular në emisione, sepse nuk marr urdhra.

Ai po merrte urdhra me celular që të më pengonte mua”, sqaroi Mark Marku në një intervistë për News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat