Mësimi online, studentët peticion me 6 mijë firma: Na ktheni në auditor

Shqipëria

Mësimi online, studentët peticion me 6 mijë firma: Na ktheni në auditor

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:21
Foto

Më shumë se 6 mijë student kanë firmosur një peticion të cilin e dorëzuan në Kryeministri, në ministrinë e arsimit dhe atë të shëndetësisë duke kërkuar rikthimin në auditore. Ata thonë se është e padrejtë që shkollat të zhvillojnë mesim në klasa dhe universitetet të vijojnë online. Nga ana tjetër, rektorët u takuan me minsitren e arsimit Evis Kushi, për të mënyrën se si do të vijoj procesi mësimor.

Studentët kërkojnë hapjen e universiteteve dhe zhvillimin e mësimit në auditorë. Peticioni i firmosur nga rreth 6 mijë  studentë, i drejtohet Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë duke kërkuar rishikimin e vendimit për mësimin online në universitete.

Të rinjtë thonë se kërkesa e tyre duhet të shihet me përparësi, pasi po afron sezoni i provimeve.

“Kemi kohë që e kërkojmë këtë gjë. Ndërmorëm këtë nismë me portalin “Studentët Denoncojnë” dhe deri në këtë moment po shohim që jo vetëm që studentët janë aktivë, por shohim që duan, kërkojnë dhe vazhdojmë me këmbënguljen tonë që të zhvillohet mësimi nëpër auditore.”

Ata e konsiderojnë të pa drejtë që nxënësit të mësojnë në klasa dhe ata jo, ndërsa sjellin në vëmendje se edhe vetë ministrja është takuar me nxënës dhe studentë duke thyer rregullat anticovid.

“Dua t’i drejtohem ministres së Arsimit kur bën takimet me të rinjtë e partisë, a ka virus në këto takime? Edhe ne studentë jemi. Arsimi duhet të jetë prioritet, pastaj partia do të shkojë e do të vijë.”

Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe rektorët e universiteteve zhvilluan një takim për vijimin e mësimit në universitete.

Mësohet se rektorët propozojnë disa skenarë, ndërsa nuk përjashtohet as rikthimi në auditorë, por sipas tyre universitetet nuk kanë kapacitetet e nevojshme për të siguruar distancimin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat