Kryedemokrati Basha dhe bashkëshortja e tij vizitojnë ambientet e ekspozitës që kujton viktimat e dhunës në familje

Shqipëria

Kryedemokrati Basha dhe bashkëshortja e tij vizitojnë ambientet e ekspozitës që kujton viktimat e dhunës në familje

Më: 21 janar 2021 Në ora: 18:38
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha vizitoi sot ekspozitën “THYER”, në memorie të viktimave të dhunës në familje, në Galerinë Fab, në Tiranë.

Në ekspozitë ata janë pritur nga Prof. Asoc Taulanda Jupi, e cila i ka njohur me përmbajtjen e ekspozitës.

Ekspozita “Thyer” vjen e realizuar nga prof. asc. Taulanda Jupi dhe studentët e Universitetit të Arteve.

Pedagoge e arteve prof. asc. Taulanda Jupi shprehet se ekspozita “Thyer” vjen me fotografi, dhe nuk është një dokument i mirëfilltë, por një krijimtari e ngritur mbi skena teatrale.

“Ne kemi sjellë atmosferën e dhunës përmes fotografive. Me ekspozitën ne duam të japim emocionin e dhunës, ajo ide që ne kemi dashur të ngacmojë publikun përmes kësaj ekspozite, sepse më shumë se një lajm emocioni mbetet. Këtu është gjithë inskenim”, thotë Jupi në një reagim të saj për ekspozitën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat