Gjekmarkaj ngatërron Prillin me Janarin, Balla e krahason me Bashën. Analisti: Mos më detyro të të kthehem

Shqipëria

Gjekmarkaj ngatërron Prillin me Janarin, Balla e krahason me Bashën. Analisti: Mos më detyro të të kthehem

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:57
Foto

Në emisionin e sotëm Open në Top Channel, po disktuohet çështja e 21 janarit, 10 vite më pas nga ngjarja që i mori jetën 4 personave përpara kryeministrisë.

Kur fjalën e mori gazetari Agron Gjekmarkaj ai bëri një gabim në llogari, dhe menjëherë ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke e krahasuar me Lulzim Bashën.

“Ti bën gabim këtu, ai tjetri thotë 7×7 baraz 42, njësoj jeni,” tha Balla.

“O Taulant mos më bëj të dal nga vetja se pastaj nuk e di, më lër, ishte një gabim, këtu jemi në emisionin e fjalëve jo të shifrave,” tha Gjekmarkaj.

Ky i fundit tha se kryeministri aktual Edi Rama nuk i doli zot protestës së 21 janarit, duke i çuar protestuesit në shesh por nuk i mbrojti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat