Sherr me thikë në një lokal, plagoset një person

Shqipëria

Sherr me thikë në një lokal, plagoset një person

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Një konflikt ka ndodhur në Vlorë ku si pasojë një persona ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku pas një konflikti të çastit, dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat