Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm...

Shqipëria

Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm...

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:19
Mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes nuk mund të njollosin punën e mjekëve që janë të parët në betejën kundër COvid.

" KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë,  për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”....Disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuk duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë", shkruan mjeku i njohur.

Postim i plotë

Kohë kovidiane.... E Dielë 24.01.2021..... Udhës  me autobuzin e Unazës për në Spital, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive/Covid-1, Qëndra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”, Tiranë....

Në Spital ku sheh e prek realitetin e Punës, Përkujdesit, Përkushtimit, Profesionalizmit e Humanizmit të një Ekipi të tërë Mantelbardhësh, Infermjerësh, Sanitaresh e Stafit mbështetës....

Infermjeret e papërtuara e duararta të Pavjonit të Parë: Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana janë aty në çdo çast për të ofruar më të mirën e përkujdesit shëndetsor përkundrejt të sëmurëve me Covid-19....

KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë,  për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore”....Disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, NUKU mundet dhe nuk duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë.

 Mirëkuptimin dhe Mirëbesimin tonë reciprok....Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për JU.... Together forever!!!

Image
Luljeta, Suada, Aida dhe Xhesjana
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat