E rëndë! Koronavirusi i merr jetën 29- vjeçarit, i riu ishte i shtruar tek spitali "Shefqet Ndroqi"

Shqipëria

E rëndë! Koronavirusi i merr jetën 29- vjeçarit, i riu ishte i shtruar tek spitali "Shefqet Ndroqi"

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:55
Ilustrim

Nëntë persona të infektuar me COVID-19 humbën jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 1324 numrin total të viktimave.

Mes viktimave ishte edhe një 29 vjeçar. Mësohet se i riu ishte i shtruar te “Shefqet Ndroqi” i njohur si spitali “COVID-2”.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç.", njoftoi ministria në raportin ditor.

Vdekja e 29 vjeçarit ngre edhe njëherë alarmin se askush nuk është imun nga koronavirusi dhe duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për të rinjtë, të cilët shpesh janë edhe neglizhues në zbatimin e masave të vëna nga autoritetet.

410 të shëruar, ja situata në spitale

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat