Pse po vonohet vaksina? Rakacolli në Open: Kemi folur me Pfizer, por s’na kanë thënë që nuk do e sjellin

Shqipëria

Pse po vonohet vaksina? Rakacolli në Open: Kemi folur me Pfizer, por s’na kanë thënë që nuk do e sjellin

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:42
Mira Rakacolli

Pse po vonojnë vaksinat? Kreu i komitetit teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha në Open se plani i vaksinimit do vazhdojë pa probleme, ndërsa nga vonesa nga Pfizer është problem botëror.

“Kjo vjen për shkak të kapaciteteve të saj periudhe, sepse kërkesa është shumë e madhe dhe me plotësimin e kapaciteteve do kompensohet vonesa, dhe kështu besoj se nuk do ketë pengesa edhe për vendin tonë.

Vaksinimi po vazhdon ndërkohë, është e sigurt dhe doza e dyte për ata  që kanë bërë të parën. Nuk do ketë ndërprerje . Siç tha kryeministri Rama jemi në komunikim të vazhdueshëm me Pfizer, që nuk na ka thënë që nuk do e respektojmë kontratën.
Arsyeja e vonëses nuk është vetëm ne por ne te gjithë botën“, tha Rakacolli në Open.

Ndërkohë kryeministri Rama sqaroi më herët sot se: “Shqipëria realizoi një kontratë me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza. Kontrata u votua edhe në kuvend, siç e kërkoi kompania, por së fundmi ajo ka ndalur furnizimet për të gjitha vendet, një proces ky që ka futur në vështirësi veçanërisht ato shtete që nisën procesin e vaksinimit. Nga ana tjetër edhe kompania Astrazeneca e cila morri miratimin për përdorimin e vaksinës së saj ka ulur prodhimin duke hyrë në një debat me bashkimin evropian që po mendon të kufizojë eksportet e tyre për vaksinën”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat