Kryemadhi akuza qeverisë: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim

Shqipëria

Kryemadhi akuza qeverisë: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim

Më: 26 janar 2021 Në ora: 22:03
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi 5 prioritetet e programit të LSI të preznatuar të hënën.

Kryemadhi tha se propozimet e LSI janë realiste dhe të realizueshme por duhet vullnet politik të cilin ajo pretendon se partia që ajo drejton e ka.

“Nëse Monika si kryetare e LSI-së do të jetë e qartë, pastër dhe e kthejllët në prezantimin e 5 prioriteteve kryesore të LSI-së, të cilat janë të mundshme, të realizohen jo në 5 muaj, por në 5 ditë mjafton të jetë vullneti politik. Jam e bindur që qytetarë do të jenë shumë komodë për të shprehur qëndrimin e tyre politik në realizimin e këtyre gjërave. Unë mendoj se çdo parti është e detyruar të bëjë detyrat e shtëpisë, që nuk kanë të bëjnë veç me hartime programi, por është respekt për veten tonë dhe kryesorja është detyra për të thënë ato për të cilat angazhohet”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”,ndërsa ngritui një sërë akuzash ndaj qeverisë.

Sipas saj, varfëria ka arritur kulmin dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer.

“Kemi taksim të njerëzve më të ardhura më të pakta, kemi edhe taksim të dyfishtë, mjafton që të pyesim pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë që për shkak të krizës ekonomike janë të dypunësuar, taksohen dy biznese në të njëjtin vend me të njëjtën licencë, taksohen dy herë. Apo një çift pensionistësh që kanë mbaruar shkollim e fëmijëve të tyre, që taksohen për shkollimin, apo për biznese të tjera që taksohen për taksë gjelbërimi, taksë tabele, tavoline, karrige, ajri, uji që kanë shtuar buxhetin e familjeve.  Bizneset që faktikisht dominojnë ekonominë shqiptare dalin me humbje dhe nuk paguajnë asnjë lloj takse. Ne kemi gati 2 vite e gjysëm që diskutojmë për këtë program, e kemi testuar”, nënvizoi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat