Merret vendimi në Konferencën e Kryetarëve, seanca plenare në Kuvend nis në muajin shkurt

Shqipëria

Merret vendimi në Konferencën e Kryetarëve, seanca plenare në Kuvend nis në muajin shkurt

Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:39
Gramoz Ruçi

Ditën e sotme nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Takimi u zhvillua me anë të platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”.

Konferenca miratoi kalendarin trejavorë të punimeve të Kuvendit për periudhën 8-26 shkurt 2021.

Në mbledhje u vendos që seanca plenare e parashikuar për datën 4 shkurt 2021 të zhvillohet më datën 1 shkurt 2021, ora 10:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat