Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Shqipëria

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Më: 27 janar 2021 Në ora: 15:06
Albana Fico

Drejtoresha e ISHP Albana Fico ka hedhur poshtë aludimet për cilësinë e vaksinave Pffizer, pasi mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv ditën e sotme, ndonëse kishte marrë dozën e parë, para dy javësh.

Fiço tha se pas dozës së parë ka një mbrojtje pjesore, dhe se kujdesi duhet të jetë i njëjtë, maskë dhe distancë.

Sipas saj, trupi i njeriut nis të krijojë antritrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

“Do ta kisha të vështirë të pohoja situatën, sidomos kur vjen puna për prof.Piperon. Nuk jam as në pozicionin si drejtuese, apo si mjeke, për të pohuar rastin. Doktorit i urojmë shërim të shpejtë, pavarësisht faktit që Covid-i është një sëmundje që ka një kohëzgjatje të caktuar. Vaksinat hyjnë në kategorinë e barnave, dhe si të tilla futen në vende të ndryshme sipas një rregullatori, i cili është përgjegjës për sigurinë e vaksinës. Në Shqipëri vaksina Pfizer ka hyrë me leje, në kushte optimale. Ne nuk dyshojmë te Pfizer, dimë që ka ardhur në kushte optimale. Nga ISHP është transportuar në vendin e vetëm që kemi sot, Arenën Kombëtare dhe është aplikuar”, tha Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat