Basha me video-mesazh: Do t'i ulim taksat e Ramës, do të rrisim pagat dhe pensionet!

Shqipëria

Basha me video-mesazh: Do t'i ulim taksat e Ramës, do të rrisim pagat dhe pensionet!

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:14
Lulzim Basha

“Është koha që shqiptarët t’i kenë xhepat e mbushur” është thënia që bie në sy një video-mesazh të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, publikuar menjëherë pas prezantimit që ai i bëri qytetarëve shqiptarëve, të programit ekonomik të Partisë Demokratike në qeverisje pas 25 prillit.

“Sot filluam prezantimin e programit “Shqipëria fiton” me Planin tonë ekonomik, - shkroi Basha në Fb. -  Jo më premtime boshe, por një plan serioz pune. Ne angazhohemi të ngremë pagat, të hapim vende të reja pune për qytetarët shqiptarë, të ulim taksat, të rrisim pensionet, të ulim çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit, të ndihmojmë rininë dhe familjet e reja shqiptare pa lënë asnjë shqiptar mbrapa”, theksoi Basha.

Postimi i plotë:

Sot filluam prezantimin e programit SHQIPËRIA FITN, me Planin tonë ekonomik. Jo më premtime boshe, por një plan serioz pune.

Ne angazhohemi të ngremë pagat, të hapim vende të reja pune për qytetarët shqiptarë, të ulim taksat, të rrisim pensionet, të ulim çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit, të ndihmojmë rininë dhe familjet e reja shqiptare pa lënë asnjë shqiptar mbrapa.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme! #SHQIPERIAFITON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat