Basha drejt mbylljes së listave/ Shumica e emrave të 2017, ja 42 fituesit në qarqe

Shqipëria

Basha drejt mbylljes së listave/ Shumica e emrave të 2017, ja 42 fituesit në qarqe

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:01
Lulzim Basha

Janë 9 qarqe të konfirmuara, nga këto në 8 qarqe PD merr të paktën 3 mandate, pra ata që ka emëruar dhe nr 3 që duhet të jetë një zonjë është i konfimuar. Pra janë 16 përfshirë këtu edhe Bashën. Kjo listë ka edhe numrin e dytë që në shumë qarqe është i konfirmuar, apo Tirana që ka disa emra të spikatur të aktivitetit të përditshëm politik të opozitës.

Në listën fituese përfshihen edhe aleatët, Duka, Ndoka, Shehi, shkojnë mbi 20 emra fitues, në pritje Mediu dhe Idrizi që kërkojnë më shumë se një vend, PR kërkon 2, PDIU 3 edhe sikur të kënë një emër të vetëm janë gati 23 emra të vendosur tashmë. Ka disa pikpyetje për zonjat por edhe ato në Tiranë e disa vende janë të qarta.

Janë disa emra të tjerë që nuk ju është dhënë numri publikisht, pasi kjo do përfundojë me dorëzimin e listës në KQZ. Këta emra janë prezent publikisht dhe kanë të konfirmuar kandidimin në lista fituese.

Në Tiranë, Sali Berisha, Jorida Tabaku, Florion Mima, Alfred Rushaj, Grida Duma, Agron Shehaj, Flamur Noka, Albana Vokshi LDG, Belind Këlliçi FRPD, ku do jetë edhe vetë Lulzim Basha.

Janë dhe disa emra të tjerë pjesë përbërëse e listës si Ina Zhupa, Çlirim Gjata apo Dorjan Teliti, Oriola Pampuri.

Në Durrës ku lista kryesohet nga Edi Paloka, pjesë e listës janë edhe Agron Duka dhe Oerd Bylykbashi.

Në Kukës një emër i rikonfirmuar është Isuf Çela.

Në Shkodër ku do kryesojë listën Helidon Bushati, pritet të kandidojnë edhe Bardh Spahia dhe Ramadan Lika.

Në Elbasan, ku kryeson Gazment Bardhi, janë edhe dy emra të tjerë që do jenë pjesë e listës Luçiano Boçi i rikandiduar dhe Dashamir Sula i rikthyer në garë por në pjesën  fituese të listës.

Në Korçë listës të kryesuar nga Edmond Spaho pritet t’i bashkohet edhe Andrea Mano dhe Bledion Nallbati, në pikpyetje Ervin Salianji në pritje të vendimit të gjykatës për çështjen Babale, por edhe për faktin se është skualifikuar nga komisioni Ruli-Nishani.

Në Dibër ku kryeson listën Xhelal Mziu, një emër që kandidon për herë të parë është edhe Kreshnik Çollaku që pritet të mbulojë zonën e Matit.

Së bashku këto emra janë gati 45 kandidatë fitues, PD mori 42 deputetë në 2017. Sikur të rritet me 20%, pra të shkojë vende fituese janë gati 18, disa prej tyre në pikpyetje, pa llogaritur më tej për mandatet që do ketë LSI brenda PD. Kjo e bën skemën edhe më të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat