‘Taqi shqiptar’ ose ‘Notis grek’/ Kush është shqiptari që u kap në makinën e blinduar me Alket Rizain

Shqipëria

‘Taqi shqiptar’ ose ‘Notis grek’/ Kush është shqiptari që u kap në makinën e blinduar me Alket Rizain

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:20
45-vjeçari shqiptar

Mediat greke kanë publikuar foto të 45-vjeçarit shqiptar, i cili u kap të premten gjatë natës në makinë me te dënuarin më të famshëm shqiptar në Greqi, Alket Rizain në Lamia.

45-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga policia greke për disa ngjarje të rënda, ku spikat atentati i tetorit 2017 në Glyfada, ku mbeti i vdekur një biznesmen shqiptar dhe u plagosën dy të tjerë.

“Zougla“ raporton se i shumë kërkuari shqiptar, u paraqit sot për masë sigurie në gjykatë, por nuk bëri publik emrin e tij.

Raportohet se shqiptari i arrestuar në makinë me Alket Rizain, kërkohej edhe për një gjobë vendosur ndaj një biznesmeni grek, ndërsa së fundmi kishte planifikuar që të arratisej për në Londër.

Alket Rizai dhe 45-vjeçari u kapën nga policia greke në një makinë të blinduar të premten e shkuar. Rizai kishte marrë leje nga burgu për fundjavën, ndërsa janë të panjohura rrethanat e njohjes me shqiptarin tjetër dhe shkaku se përse ndodheshin bashkë në një makinë.

Mediat greke e kane i quajtur ‘Taqi shqiptar’ ose ‘Notis grek’ të shumëkërkuari nga Greqia u paraqit ditën e sotme në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë. Emri i tij sërish mbetet mister.

Kush është Alket Rizai? Ai është mjaft i famshëm në Greqi për arratisjet e tij nga burgu.

Në vitin 2006 dhe 2009, në bashkëpunim me të dënuar të tjerë grekë, arriti të arratisej nga burgu më i sigurt i Greqisë, ai i Koridhalosit, duke përdorur helikopter.

Më pas, tentoi arratisjen e tretë, duke marre peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Ai është dënuar me 25 vjet burg për disa vepra penale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat