“Vetëm ne përhapim virusin, nuk ka sens”/ Studentët reagojnë ashpër: Bëhen seminare dhe fushata nga partitë politike

Shqipëria

“Vetëm ne përhapim virusin, nuk ka sens”/ Studentët reagojnë ashpër: Bëhen seminare dhe fushata nga partitë politike

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Studentët

Studentët kanë qenë të parët që kanë reaguar ashpër në lidhje me seminarin e mbajtur nga Ermal Mamaqi, ku kishte mbledhur shumë njerëz dhe nuk respektoheshin masat e Covid-19.

Studentët shprehen se është shumë pa sens që universitetet të mbahen të mbyllur, ndërkohë ku mbahen seminare të tilla, kafenetë janë plot, partitë politike grumbullojnë njerëz çdo ditë, pa respektuar asnjë masë.

Studenti i shkencave politike, Aurel Kujtimi, ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth peticionit të tyre dhe se ndihen të diskriminuar.

“Peticioni ka arritur 10 mijë firma dhe do vijojë të rritet pasi është ende i hapur. Studentët nuk kërkojnë leksionet që të bëhen në universitet, por praktika. Kur Ermal Mamaqi bën një seminar duke lëvizur duart, pse studentët duhet të rrinë në shtëpi para kompjuterit.

Kur ti shikon kafet, restorantet, fushatat e politikave plot, apo edhe Spiropalin në një ambient të mbyllur me mbi 100 vetë, vetëm studentët përhapin virusin, kjo nuk bën me sens. Nëse auditoret do të ishin hapur, studentët nuk do të ishin nëpër kafene”, tha Aureli.

Nga ana tjetër, Klara Gerbolli, studente për logopedi, u shpreh se është jashtë logjike një gjë e tillë.

“Për aq kohë sa jemi në kohë pandemie, studentët deri diku janë treguar të kujdesshëm dhe të mirëkuptueshëm. Studentët janë të pabarabartë duke parë aktivitetet që bëhen.  Është jashtë logjike që të kenë provimet dhe mësimin online. Mësimi online ka qenë diskriminues, e ashtu janë edhe provimet online”, tha Klara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat