Rrahën keq 45-vjeçarin në servisin e tij, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Bulqizë

Shqipëria

Rrahën keq 45-vjeçarin në servisin e tij, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Bulqizë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:40
Ilustrim

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, pasi bënë për spital një 45-vjeçar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës; M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Këta shtetas me datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat