A janë të rinjtë shqiptarë dembelë? Eksperti i ekonomisë: Modelet e suksesit janë që të fitosh para në pak kohë

Shqipëria

A janë të rinjtë shqiptarë dembelë? Eksperti i ekonomisë: Modelet e suksesit janë që të fitosh para në pak kohë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:40
Pano Sako

Të rinjtë shqiptarë janë dembelë! Ky është përfundimi që ka dalë Organizata Ndërkombëtare e Punës, e cila bën thirrje për më shumë interaktivetet te të rinjtë.

Sipas të dhënave të brendshme, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej.

Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %).

Eksperti i ekonomisë, Pano Sako, shprehet se kjo nuk është përtaci, por është modeli që ka ofruar shoqëria shqiptare.

“Modelet e suksesit janë që të fitosh para në pak kohë, si fëmijët e politikanëve apo njerëzve që kanë fituar para me aktivitete të paligjshme”, tha Pano.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të ofruar kaq shumë punë me status.

“Katër punë me status social është e vështirë të gjesh, janë të rralla. Të rinjtë në përgjithësi nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri. E kjo i detyron që të mos krijojnë zinxhirë këtu, që të lidhen me një punë”, tha Sako.

Eksperti i ekonomisë u shpreh se shoqëria nuk i inspiron të rinjtë. “Të rinjtë janë të disorientuar. Faktori kryesor është produktiviteti.  Ekonominë e prodhojnë të rinjtë. Të rinjtë duhet të jenë më punëtor, sepse janë më produktivët dhe energjikët”, tha Pano.

Ky i fundit u shpreh se “ajo që fiton nga puna kur e nis sa më shpejt, është disiplina dhe kultura e punës. Më vonë do ta kuptoni se këto punët që bëni në fillim , kanë qenë një eksperiencë e mirë. Kam punuar edhe në bingo, shpërndaja biletat, e këto më kanë mësuar kulturën e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat