Studimi: 26.6% e të rinjve nuk janë në punë, shkollë apo trajnime, dembelizmi në shifra alarmante

Shqipëria

Studimi: 26.6% e të rinjve nuk janë në punë, shkollë apo trajnime, dembelizmi në shifra alarmante

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Foto

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës shkalla e papunësisë te të rinjtë vijon të mbetet e lartë.

Në një diskutim në “Shqipëria live”, të rinjtë dhanë argumentet e tyre.

Pano Sako shpjegon disa arsye, që sipas tij ndikojnë në dembelizëm: “Është çështja e modeleve që kemi ofruar. Kanë qenë modele që kanë sjellë shumë para për një kohë të shkurtër, kryesisht fëmijët e politikanëve, njerëz që nuk u është dashur të punojnë shumë, të bëjnë punë të paligjshme. Është dhe çështja e një deprimimi social, mungesa e shpresës, të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri.

Nga ana tjetër, shumë të rinj e kanë më mirë të rrinë me dy mijë lekëshin e babit se të thonë do të filloj punë kamarier. Kanë turp të bëjnë disa lloje punësh.

Po ashtu, të rinjtë nuk janë të orientuar. Papunësimi i të rinjve ndikon shumë te ekonomia e vendit sepse ata mund të prodhojnë shumë ekonomi se të tjerët”.

Nëse për Panon, puna është eksperiencë, Antoneta, ish-konkurentja e ‘Për’puthen’ mendon ndryshe.

“Nuk është çështja se të rinjtë nuk duan të punojnë, por nuk i paguajnë mirë dhe duhet të rrinë me orë të zgjatura në atë punë dhe të mos kenë mundësi të gjejnë një punë që i përshtatet më vonë.

Unë kam zgjedhur të isha me studime dhe të mos punoja.  Punët më të zakonshme janë Call Center, kamrier, banakier janë punët e zakonshme, por ama të punosh në Call center nuk të shërben si eksperiencë. Unë mendoj se përtacëria selektive është pozitive, pra është më mirë kur një i ri rri p.sh 4-5 muaj dhe bën kërkimet e duhura që të gjejë punën që i përshtatet”.

Ndërsa gazetari Eraldo Rexha, thotë se punon 4 punë të ndryshme dhe sipas tij disa thjesht nuk kërkojnë punë sepse “i është fiksuar se puna gjendet me mik dhe ndonjëherë presin t’i vijë puna. Por duhet ta gjejnë ata”.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (45,3 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,9 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat